Hej friend,
Si je?
Doja të të shkruaja shkurtimisht për një shqetësim timin personal:
Mbingarkesa shqisore nga stimujt që marrim me një të klikuar.
Do te te ftoja ta konsideroje kete nisjen e stines se re (dhe zgjatjen e dites, halelujah) si nje periudhe te pershtatshme per te bere sistemime, vecanerisht heqjet, distancimet dhe shkeputjet nga burimet e informacionit viziv dhe auditiv qe perdor cdo dite.
Me siguri nje pjese te tyre mund t’i kesh harruar qe i ke dhene te drejten te nderhyjne ne fushepamjen tende virtuale; fatkeqesisht ndonjehere qe heret ne mengjes a perpara se te flesh gjume kur truri eshte kaq i gatshem t’i perthithe ne rrjedhen e subkoshiences e t’i integroje fuqishem me cfare eshte e vertete pa i diskutuar me themel.
Nuk e ke idene sesa energji mendore dhe fizike je duke humbur vetem sepse nuk po kontrollon cfare ushqimi po i jep trurit tend.
E vetmja kohe ku njeriu modern duket sikur po ben pushim sot eshte kur fle gjume.
Dhe atehere dime qe proceset nuk po ndodhin me si perpara per shkak te drites artificiale & stresoreve te tjere te brendshem a te jashtem qe shtyjne fazat e ndryshme te gjumit duke cuar ne nenngopje dhe si rezultat ne pamjaftueshmerine konjitive qe ia trashegojme dites tjeter.
Çfarë mund të bëhet praktikisht?
Provo te shikosh ne telefon dhe laptop ku po shpenzon me shume kohe nepermjet analizes qe bejne vete kjo mjete telefonike per ty.
Zgjidh nje nga “vendet” e tua virtuale te preferuara; mund te jete nje rrjet social apo nje aplikacion komunikimi, p.sh. Instagrami apo WhatsApp-i respektivisht.
Fillo krasit personat e faqet te cilat nuk japin mjaftueshem cilesi per ty. Tregohu tejet konservator per kohen dhe standardin tend te pertypjes se informacionit, mbaj kontakt te pare vetem me ata qe te frymezojne, te ndihmojne te shkosh ne hapin e rradhes, te rikujtojne fuqine e vetes, te mesojne te reja qe te ndihmojne, nuk ta vjedhin kohen me 100 grepa por te japin vlere sipas premtimit primar. Ne Instagram nese nuk do t’i besh direkt unfollow per arsye diplomatike, mund t’i besh mute, kurse ne WhatsApp mund t’i arkivosh individet e grupet. Ki parasysh qe nje ‘po’ gjysmake, eshte nje ‘jo’ per kedo faqe/person qe jep dicka por jo mjaftueshem.
Pasi ta kesh boshatisur bindshem nje nga keto hapesira qe zgjodhe, analizo cfare te mungon duke futur ne llogari objektivat dhe prioritetet e tua tani. P.sh. nese po perpiqesh te humbasesh peshe, a je duke ndjekur vetem faqe me receta ushqimi (qe shpesh te hapin oreksin, me shume sesa te japin ‘ide’ po ta masesh efektin kumulativ) apo ke konsideruar dhe faqe informuese per levizjen e trupit, per meditimin, per mirembajtjen e zakoneve e me rradhe?
Krijo per veten nje tabllo virtuale qe te ndihmon ty te realizosh qellimet e tua. Lejo te duhurit te te qasen ne hapesiren qe duhet ta ruash me cdo kusht, te brendshmen tende. Mos i vendos vete vetes shkopinj ne rrota duke ia dhene me deshire vemendjen individeve a faqeve qe po ta zhvasin ate duke te te lene me te varfer sesa te gjeten.
Vetem se nuk eshte e prekshme, nuk do te thote qe nuk eshte vjedhje.
Vetem se mendojme se kemi kontroll mbi menyren sesi procesojme informacionin virtual, nuk do te thote qe jemi duke e perdorur realisht.
Rikujto qe shumica e vendimeve tona te perditshme merren nga subkoshienca e jo nga vullneti yne i lire; kjo sepse autopiloti aktivizohet per te ruajtur energji dhe funksionon ne baze te informacionit me te cilin e kemi ushqyer sistemin tone paraprakisht (mjedis + gjenetike).
Pastaj vleresoje vete sa po kujdesesh per procesimin e pavetedijshem te materialeve qe te kap syri edhe kur thjesht po ben ‘scrolling beninj’ ne pamje te pare.
Me rendesi dhe pse ne fund - vendosi vetes nje kufi kohe per oret qe kalon ne boten virtuale duke konsideruar oret qe kalon ne ate te verteten. Kemi filluar te jetojme me imagjinate dhe me mendje ne ato kutizat e telefonit a kompjuterit, e kemi harruar te jetojme me trup e me shpirt ne kete boten ketej ku me ne fund po na del dhe dielli perseri. Sherimi nga shume semundje te ketyre dekadave te fundit do te vinte dhe nga fikja e telefonit per ca ore te mira ne forme konsistente, e jo domosdoshmerisht nga ilacet apo teknikat me xixa.
Uroj qe po kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin.